Rreth orës 18.45 Amarildo Hoxhallari ka hedhur hapat e fundit mbi këtë tokë. Një 25 vjeçar e la "shakull" në mes të rrugës, pasi e goditi furishëm me thikë.
Një i vdekur dhe një në pranga është bilanci i një sherri për motive të dobëta, i ndodhur pasditen e kësaj të shtunë. Plagosja me thikë, që më pas u kthye në tragjedi, u rregjistrua në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Sipas raportimeve policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar të krimit Darmian Kelin, 25 vjeç.
Sakaq, personi që humbi jeten Amarildo Hoxhallari fillimisht u transportua në spital, por nuk ja doli të mbijetonte pë shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore të krijuar nga plagët e marra në gjoks e në këmbë.
Shkak për konfliktin mes dy djemve dyshohet se është bërë një ngacmim që Amarildo Hoxhallari i ka bërë një ditë më parë partneres së Damian Kelit.
Ky fundit me një thikë ka goditur 4 herë 34 vjeçarin Hoxhallari, dy herë në gjoks e dy herë në këmbë, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe hemoragji që i morën jetën.
NJOFTIM PARAPAK I POLICISE
Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi , 25 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi 25 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







