
Viktima e sotme Amarildo Hoxhallari, nuk ka qenë emër i panjohur për policinë lokale të Tiranës. Ai së bashku me kushëririn e tj Aurel Hoxhallari janë arrestuar në 2015 tw dyshuar si organizatorë të atentatit të 5 janarit 2015 në Tiranë, ku mbeti i plagosur Pajtim Serjani, polici i GOS Roland Meta dhe u vra personi i cilësuar nga policia si vrasës me pagesë Arjanit Sterjo (ose Artur Baze). Kushërinjtë u akuzuan për “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë e kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal“. Por dyshimet mbi Amarildon e Aurelin ranë shejt dhe u lanë nga Gjykata vetëm me masë sigurie 20 ditë në qeli.
Ndaj dy personave të dyshuar si porositës të atentatit ndaj mikut të Emiljano Shullazit nuk pati prova konkrete dhe për këtë arsye ata nuk mund të mbaheshin më në qeli. Gjatë seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura, dy kushërinjtë Hoxhallari janë shprehur edhe njëherë se nuk kanë lidhje me atentatin dhe se policia duhet t’u faktojë se përse i kanë arrestuar. Amarildo Hoxhallari është shprehur para gjykatës se nuk ka qenë policia që ka bërë arrestimin e tyre, por ata vetë janë dorëzuar në polici dhe më pas janë arrestuar me akuzë të sajuar.







