AKTUALITET /

VIDEO/ I plagosur rëndë, momenti kur Kevin Hajrulla nxirret nga Benzi i bërë “shoshë” nga breshëria e kallashnikovit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ I plagosur rëndë, momenti kur Kevin Hajrulla nxirret nga Benzi

Versus.al ka siguruar pamje nga momenti kur i plagosuri Kevin Hajrulla nxirret nga mjeti pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 maji”.

Qytetarë të rastit kanë ndërhyrë për ta dërguar në spital 30 vjeçarin i cili si pasojë e disa plumbave që ka marrë në bark, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht u transportua në spitalin rajonal, më pas u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të zbuluar nëse atentati ku u zbrazën 50 plumba, lidhet me konfliktet që ka kushëriri i tij Inez Hajrulla, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i Vlorës. Për të parë videon mund të klikoni këtu. Versus.al

Poll