AKTUALITET /

VIDEO/ I tregojnë në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes, preket Naim Murseli! Ja çfarë deklaroi

Në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë paraqitur prova të reja përfshirë imazhe nga momentet pas ngjarjes tragjike. Gjatë shfaqjes së tyre, Naim Murseli ka reaguar duke thënë se nuk mund t’i shohë pamjet, ndërsa procesi gjyqësor vijon me dëshmi dhe prova të tjera.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ I tregojnë në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas
Naim Murseli para trupit Gjykues

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e radhës në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Të akuzuarit janë sjellë në gjykatë me pranga në duar, ndërsa para trupit gjykues ka dëshmuar i dyshuari kryesor i çështjes, Naim Murseli.

Gjatë seancës, kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dermaku, ka prezantuar prova të reja nga ngjarja tragjike, përfshirë fotografi që dokumentojnë momentin e qëllimit me armë ndaj viktimës brenda automjetit, si dhe imazhe të stolive të arit që ajo mbante natën e ngjarjes.

Sipas raportimeve, gjatë shfaqjes së provave, Naim Murseli ka deklaruar se nuk mund t’i shohë ato.

Në seancat e mëparshme, Murseli kishte kërkuar të komunikonte me djalin e tij dhe me Behgjet Pacollin, kërkesë kjo që është refuzuar nga gjykata, duke u cilësuar si e palejuar nga ligji për kategorinë e personave të përfshirë.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës./Versus.al

 

 

Poll