Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për Altin Ajdinin në fshatin Zharrëz të Fierit pasi mbante në banesën e tij një luan duke e trajtuar si mace shtëpiake.
Ajdini akuzohet për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”,pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.
Video e cila bëri xhiro në rrjete sociale ditë më parë tregon momentin e frikshëm kur kafsha kafshon një person në qafë ndërsa i pranishëm ishte pronari i saj dhe një i tretë që i filmonte.
Pas publikimit të kësaj video në rrjetet sociale, Aajdini është pyetur në policin e Fierit ku ka deklaruar se ka gjetur luanin në rrugë pranë Lushnjës dhe e ka mbajtur kafshën banesën e tij, për disa kohë por që më pas ka ngordhur.
“Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve", pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.
Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur”, njofton policia e Fierit./Versus.al








