
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që tronditi mbrëmë Tiranën. I mituri 11 vjeçar B.D vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën dhe aktualisht po mjekohet në spitalin e Traumës. Mësohetse ka marrë plagë në kraharor.
Ndërsa këshëriri i tij 17 vjeçar, djali i pronarit të ‘Pelikani Security’ është dërguar për mjekim në një spital privat ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve 34 vjeçari Arenc Stafa i cili drejtonte mjetin G Class ishte shoferi i familjes në pronësi të Pelikani Security dhe së bashku me 19 vjeçarin Kian Mullahi dhe dy të miturit, sapo ishin kthyer nga Pjeza e Shijakut ku kishin shkuar të festonin ditëlindjen e 11 vjeçarit. Versus.al








