
Pas situatës së rëndë të krijuar në Zvërnec ditën e shtunë gjatë protestës së qytetarëve kundër projektit turistik që pritet të ndërtohet në atë zonë, ka reaguar për herë të parë qytetari që u mor zvarrë nga dy rojet private të sigurisë, Eduard Subashi.
Në një mesazh në rrjetin social Instagram, Subashi thotë se prej disa ditësh nuk e ka patur të mundur të flasë pasi nga goditjet që mori, ka pështyrë gjak.

Ai thotë se një prej rojeve e ka goditur në gurmaz dhe qëllimi ka qenë për ta vrarë.
““Dua të falenderoj zotin që jam mirë se qëllimi I atij kriminelit që më mori zvarrë kishte atë qëllim. Pasi më morën zvarrë e më cuan në makinë, duke u larguar 200-30 metra më vunë pistoletat në kokë.
Pastaj policia e shtetit ndërhyri që unë të kthehesha prapa. Duke u marrë nga Duart e tyre dhe më nxorrën jashtë ku ishin mbledhur të gjithë njerëzit. Cudia ime është që si ka mundësi në një shtet policia private të hedhë gaz lotsjellës dhe të dhunojë policinë e shtetit, kush janë ata”, vijon në rrëfimin tronditës Eduart Subashi nga Vlora.
View this post on Instagram

