AKTUALITET /

Ndërron jetë babai i Ilir Metës! Ish-presidenti do të shoqërohet në Skrapar për ceremoninë mortore

Shkruar nga Versus
Ndërron jetë babai i Ilir Metës! Ish-presidenti do të
Fiqrete dhe Rexhep Meta, e motra Elida dhe Ilir Meta

Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e konfirmoi ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi teksa po hynte në SPAK.

Ndërkohë, ish-presidenti Ilir Meta ka marrë leje nga SPAK për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të të atit ku do të shoqërohet nga oficerët e policisë. Vetë kreu i PL ka bërë një reagim për lajmin e trishtë duke njoftuar të afërmit për përcjelljen e të atit drejt banesës së fundit. 

"Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t'ju a komunikojmë në vijim"- shkruan Meta. 

Që prej 20 tetorit të vitit 2024, Meta mbahet në paraburgim nën akiuzë për 3 vepra penale. Versus.al

Poll