AKTUALITET /

Hapi zjarr në ajër nga "S Class-i", 32 vjeçari i arrestuar në Tiranë: U mërzita se humba skedinat

Shkruar nga Versus

Hapi zjarr në ajër nga "S Class-i", 32 vjeçari i

Mbrëmjen e djeshme, policia arrestoi 32 vjeçarin Amarild Xhamaqi pasi kishte qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Ali Demit.

I riu ka dhënë sqarime në polici për ngjarjen që terrorizoi banorët në orët e mbrëmjes. Në dëshminë e dhënë, Xhamaqi ka thënë se kishte qëlluar me armë për shkak se ishte mërzitur se kishte humbur skedinat.

Ndërsa nuk ka pranuar të japë më shumë shpjegime para efektivëve të policisë. 32 vjeçari njihet si person problematik dhe i proceduar më parë nga policia. Versus.al

Poll