AKTUALITET /

VIDEO/“Kë ke shajt nga robt?”, pamje shqetësuese, një grup femrash dh*nojnë TikTok-eren pas fyerjeve online

Ende më shqetësues është fakti se ngjarje të tilla ndodhin në mes të rrugës, ndërsa të miturit janë shumë të ekspozuar ndaj fyerjeve online si pasojë e të cilave kanë ndodhur edhe vrasje në shkollat e vendit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/“Kë ke shajt nga robt?”, pamje shqetësuese, një

Përplasjet në rrjetin social TikTok vijojnë të marrin përmasa të mëdha në jetën e përditshme. Së fundmi pamje shqetësuese janë shpërndarë nëpër rrjete sociale të momentit kur dhunrohet Suada Muça, një tiktokere e njohur në këtë rrjet social.

Një grup femrash shihen teksa e dhunojnë në mes të rrugës, ndërsa njëra prej tyre filmon gjithë ngjarjen, mesa duket për llogari të një personi tjetër të cilin dyshohet se e dhunuara e kishte ofenduar në rrjetin social “TikTok”.

Teksa e dhunojnë dhe i kërkojnë llogari për ofendimet, tiktok-erja vendos të kërkojë falje ndaj personit të cilin e quan Xhemal.

Një ngjarje e tillë ngre shqetësimin për edukatën e mbrapshtë që po i jepet brezit të ri duke parë edhe ngjarjet e kriminale të ndodhura si pasojë e fyerjeve mes të miturve nëpër rrjete sociale. Ende më shqetësues është fakti se policia dhe shteti duken inekzistentë në raste të tilla kur dhuna ndodh në mes të rrugës. Versus.al

Poll