Pas disa orësh të vështira dhe përballjeje me flakët, zona turistike e Borshit është vënë nën kontroll, duke i hapur sërish dyert për vizitorët.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeinspektorit Shkëlqim Hajdar i cili shkruan në rrjete sociale se falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të zjarrfikësve, forcave të armatosura, punonjësve të policisë dhe gjithë pjesëmarrësve në operacion, rreziku është shmangur.
'Borshi shpetoj, turistë e pushues mirë se të vini! Fale heronjëve të heshtur zjarrfikës, forcave të armatosura,punonjësve të policisë, gjithë pjesmarrësve në operacion,përkushtimit të Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarit të Bashkise Himarë, mikut Vangjel Tavo.
Situatë e parë me sy dhe jetuar me zemer prej disa orës' shkruan në postim Hajdari./Versus.al







