
Tiranë- Dy vëllezër janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një person me të cilin ishin konfliktuar.
Në pranga kanë rënë Ledio dhe Ronaldo Matranxhi, 25 vjeç. Mësohet se Ledio Matranxhi kishte kërcënuar me armë zjarri një 32 vjeçar pas një konflikti që kishte patur me të.
Gjatë arrestimit të 27 vjeçarit, në makinë u kap edhe vëllai i tij i cili dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit tip “Pistoletë”. Pas kontrolleve në banesën e 27 vjeçarit, policia gjeti armën e përdorur prej tij pas konfliktit. Arma ishte gati për qitje me fishekë në fole.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







