
Tiranë- Autobusi i linjës së unazës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme teksa kalonte para ministrisë së Jashtme. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit zjarrit në mjetin e transportit publik. Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në motor. Tymi i shkaktuar si pasojë e flakëve, ka mbuluar zonën përreth duke krijuar ndotje për qytetarët.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Versus.al
Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
-
Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
-
Lëvizja Atdheu
-
Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
-
Partia Socialiste
-
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
-
Aleanca Kombëtare
-
Aleanca Demokracia e Re
-
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
-
Partia Mundësia (Agron Shehaj)
-
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)







