AKTUALITET /

VIDEO/ Miliona lekë dhe mbi 20 mijë euro sende të vjedhura, arrestohet 52 vjeçari! Në kërkim "vëzhguesi"

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Miliona lekë dhe mbi 20 mijë euro sende të vjedhura,

Tiranë-Një person është arrestuar nën akuzën se kanë kryer grabitjen e një banese në rrugën "Musa Agolli", ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Më datë 24 tetor, në banesën e një gruaje gjatë kohës që nuk kishte patur persona, ishin vjedhur 1 milionë lekë të reja dhe sende me vlerë 20 mijë euro. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Rojtaret”, u mundësua identifikimi i të dy shtetasve të implikuar në këtë rast, konkretisht Pashk Zefi, 52 vjeç dhe D. B., 56 vjeç, të banues në Tiranë. 52-vjeçari u vu në pranga, ndërsa shtetasi D. B. u shpall në kërkim.

Zefi ka qenë personi që ka hyrë në banesë për të vjedhur ndërsa 56 vjeçari ka bërë rolin e vëzhguesit. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme. Versus.al

Poll