AKTUALITET /

VIDEO / Çmontohet "foleja" e prostitucionit në Durrës, dy apartamente “sekrete” zbuluan gjithçka

Një armene, një peruane në qendër të një rrjeti të fshehtë, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit për të hapur dyert

Shkruar nga Versus

VIDEO / Çmontohet "foleja" e prostitucionit në
Kishin ardhur nga "fundi i botës" për të ushtruar prostitucion në Shqipëri...

Një operacion i koordinuar i Policisë së Durrësit ka tronditur qytetin, duke zbuluar dy apartamente që shërbenin si qendra të fshehta të prostitucionit në zonat e Vollgës dhe Plazhit.

Në pranga përfundoi një shtetase nga Armenia, e identifikuar si organizatore, ndërsa një shtetase nga Peruja u procedua penalisht për veprën e prostitucionit. Bashkë me to, përfshirë në hetime për të njëjtën vepër, u proceduan edhe tre shtetas shqiptarë.

Momentet e ndërhyrjes ishin dramatike: shtetaset e huaja refuzuan hapjen e dyerve, duke detyruar policinë të bashkëpunojë me punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës për t’i hapur ato dhe për të ndërprerë aktivitetin e paligjshëm.

Gjatë kontrollit u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni dhe blloqe shënimesh, elemente që konfirmojnë organizimin e aktivitetit të jashtëligjshëm.

Hetimet zbuluan se apartamentet në Vollgë (lagjja nr. 1) dhe Plazh (lagjja nr. 13) ishin përshtatur enkas për ushtrimin e prostitucionit, duke u shndërruar në një rrjet të fshehtë dhe të strukturuar.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe për kapjen e çdo bashkëpunëtori të mundshëm.

Poll