Çfarë do të gjeni në brendësi
Mediat ndërkombëtare kanë vënë në qendër të vëmendjes sot propozimin e administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili u bë i njohur gjatë ditës së djeshme. Sipas planit të paraqitur në një projekt-statut për një organizatë të re ndërkombëtare të quajtur Bordi i Paqes, vendet që duan një vend të përhershëm në të do të duhet të paguajnë të paktën 1 miliard dollarë kontribute financiare. *Ftesë ka marrë edhe Shqipëria. Kryeministri mëngjesin e së dielës publikoi letren e ardhur nga Trump. * Pak orë më vonë përmes një reagimi në rrjetin social X ai hodhi poshtë "zërat" që edhe vendi ynë do të paguajë 1 miliard dollarë ose se do të marrë palestinezë të shpërngulur nga lufta në Gaza.
Reagon Edi Rama: “Shpifje, s'do paguajmë 1 miliard euro në Bordin e Paqes, s'marrim palestinezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën, duke hedhur poshtë infoprmacionet që vijnë nga media ndërkombëtare se vendet do të paguajë 1 miliard dollarë për tu bërë pjesë. Rama ka hedhur poshtë dhe "zëra" se kontigjente me palestinezë të shpërngulur nga Gaza do të vijnë në Shqipëri.
Në një postim në X, Rama nënvizon se Shqipëria është një nga vendet e veçanta të ftuara, ndërsa sipas tij, disa media dhe figura politike po përhapin gënjeshtra dhe dezinformim, duke tentuar të minojnë imazhin ndërkombëtar të vendit.
“E vërteta është shumë e thjeshtë: Shqipëria nderohet dhe respektohet ndërkombëtarisht. Tenxheret mund të lehin sa të duan, por karvani i Shqipërisë ecën përpara,” shkruan Rama, duke nënvizuar rëndësinë e besimit të qytetarëve dhe respektit të udhëheqësve botërorë.
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
— Edi Rama (@ediramaal) January 18, 2026
????ï¸Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
âGËNJESHTËR
????ï¸Shqipëria do të paguajë 1…
Mesazhi i Ramës i plotë:
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB GËNJESHTËR Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO GËNJESHTËR Palestinezët do të vijnë në Shqipëri GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.
Ftesa personale edhe miratimi nga FB!
Ndërsa ftesa e Trump u konsiderua një ftesë personale nga Rama , konfirmimi i saj në FB apo media sociale është një tjetër fakt që në Shqipëri politika e jashtme nuk ekziston fare edhe në ministri do të ketë mbetur vetëm sekretarja edhe roja, se ministër edhe specialist ka kohë që është vetë Rama !
Ndërsa ftesa raportohet se është marrë dërguar në 60 lidera botërorë , vetëm pak prej tyre nxituan të ekzaltoheshin, edhe të shpallnin pranimin në FB .
Teksti i ftesës është dritarja më e qartë në atë që pretendon të jetë ky projekt. Ajo nuk përshkruan një "forum", një "grup kontakti" apo një memorandum mirëkuptimi. Ajo thotë në mënyrë të qartë se Bordi i Paqes është krijuar si një "organizatë ndërkombëtare" e re, e qeverisur nga një statut i hapur për "nënshkrim dhe ratifikim". Këto fjalë nuk janë dekorative. Ato mbartin një kuptim të saktë dhe të pashmangshëm ligjor. Gjuha shkon më tej. Bordi i Paqes përshkruhet si mbikëqyrës i një "Administrate Qeverisëse Kalimtare" një term i praktikës ndërkombëtare, jo një formulim i rastësishëm.
Bordi nuk është hartuar specifikisht për Gazën, por si një organ i përhershëm që synon të promovojë "qeverisjen ligjore" dhe "stabilitetin" në zona të shumta konflikti, duke e pozicionuar veten në mënyrë të qartë si një alternativë ndaj institucioneve ekzistuese të OKB-së.
Në Statusin e tij i cili po qarkullon në mediat serioze ndërkombëtare, nuk e përmendet Gaza, por flitet për nevojën e një "organi ndërkombëtar më të shkathët dhe efektiv për ndërtimin e paqes", i cili do të kryesohet nga vetë Trump. Ai e përshkruan Bordin e Paqes si "një organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme, dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti".
Edhe më i jashtëzakonshëm është përqendrimi i autoritetit . Kryetarit të Bordit , Donald Trump personalisht, jo zyrës së Presidentit i janë dhënë kompetenca gjithëpërfshirëse mbi emërimet, shkarkimet dhe vendimmarrjen, duke përfshirë autoritetin e vetos.
Sipas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë, Bordi i Paqes nuk është një organ i vetëm, por pjesë e një hierarkie qeverisjeje shumështresore. Poshtë tij ndodhet një “Bordi Ekzekutiv ”, i kryesuar nga vetë Trump dhe i përbërë kryesisht nga figura politike amerikane, financues dhe drejtues të korporatave përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff, Jared Kushner, CEO-n e Apollo Global Management, Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert Gabriel edhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair si anëtarin e vetëm jo-amerikan.
Krahas tij është një “Bordi Ekzekutiv i Gazës”, i veçantë, i ngarkuar me mbikëqyrjen e të gjithë aktivitetit në terren në Gaza dhe mbikëqyrjen e një organi teknokratik palestinez të varur, Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG). Statuti i jep kryetarit të Bordit të Paqes personalisht Trump autoritetin jo vetëm për të emëruar dhe shkarkuar SHTETET anëtare të bordit ku vetëm ato që paguajnë 1 miliardë dollarë që vitin e parë mund të kenë një vend të përhershëm , ndërkohë kryetarit ka të drejtë të krijojë borde dhe struktura shtesë ndihmëse sipas dëshirës.
Kjo nuk është rastësore. Ajo pasqyron arkitekturën e një organizate ndërkombëtare në fuqi, të kompletuar me nënorgane të zgjerueshme, kontroll ekzekutiv të centralizuar dhe një zinxhir komande të përhershëm. Kjo është skela institucionale e një sistemi paralel në stilin e OKB-së, jo një mekanizëm i përkohshëm rindërtimi, gjë që na çon te problemi qendror kushtetues.
Si për Amerikën edhe për shtetet e tjera të ftuara, implikimet janë po aq serioze. Sipas shumicës së kushtetutave, ku përfshihet edhe kushtetuta e Shqipërisë traktatet kërkojnë miratim parlamentar. Teksti duhet të jetë publik. Detyrimet duhet të përcaktohen. Nuk ka mekanizëm ligjor për ratifikimin sekret të një traktati ndërkombëtar. Çdo përpjekje për të anashkaluar kushtetutën do të ishte e kontestueshme dhe potencialisht e pavlefshme. Organizatat ndërkombëtare janë krijesa të pëlqimit të shteteve jo të individëve. Ato nuk janë instrumente të autoritetit personal, as nuk janë të dizajnuara ligjërisht për t'i dhënë pushtete sovrane një individi të vetëm. Organizatat ndërkombëtare nuk krijohen me anë të konferencave për shtyp, ose iniciativës apo pëlqimit individual. Traktatet ratifikohen. Forumet jo. Deklaratat jo. Memorandumet e mirëkuptimit jo edhe kjo nuk është thjesht proçedurisëale . Kjo shkon në zemër të demokracisë, kufijve kushtetues dhe sundimit të ligjit dhe ngre një dyshim të fortë se në emër të shpejtësisë dhe kontrollit, po shohim një përpjekje për të zëvendësuar një sistem ndërkombëtar "problematik" me një organizatë shumë më pak të përgjegjshme.
E pra, nëse amaneti për një politikë të jashtme të reformuar duhet venë në vend, la ta fillojmë këtu:
që politika e jashtme nuk është mekanizëm personal siç e ka përdorur deri tani por një mekanizëm që lidhet me interesat afatgjata të kombit, të cilat nuk mund ti vendosë kursesi vetëm Rama .
FOTO / Rama publikon e ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Do të bëj deri në fund gjithçka duhet për...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë këtë të diel në rrjetet sociale një letër zyrtare të marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke e cilësuar atë si një privilegj besimi dhe një përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
“Me nderin dhe kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara… ju siguroj se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve”, shkruan Rama në postimin e tij, duke uruar gjithashtu një të diel të qetë për qytetarët.
Ftesë zyrtare për një nismë globale paqeje
Letra, e datës 16 janar 2026, është drejtuar zyrtarisht Kryeministrit të Shqipërisë dhe përmban një ftesë direkte dhe personale nga Presidenti Trump që Shqipëria të bashkohet në një përpjekje historike dhe madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe për zgjidhjen e konfliktit global.
Trump i referohet Planit Gjithëpërfshirës për përfundimin e konfliktit në Gaza, të shpallur më 29 shtator 2025, një plan me 20 pika që, sipas tij, ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare, përfshirë liderë të botës arabe, Izraelin dhe Europën. Ky plan u pasua nga miratimi i Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 17 nëntor 2025.
Shqipëria, shtet themelues i “Bordit të Paqes”
Në qendër të kësaj nisme ndodhet krijimi i Bordit të Paqes, i përshkruar nga Trump si organizata më mbresëlënëse dhe me ndikim e krijuar ndonjëherë, e cila do të funksionojë si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.
Në cilësinë e Kryetarit të këtij Bordi, Presidenti amerikan fton zyrtarisht Shqipërinë, të përfaqësuar nga Kryeministri Rama, që të bëhet Shtet Anëtar Themelues dhe palë në Statutin e Bordit të Paqes.
“Është një nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembull dhe të përkushtohen për një të ardhme të sigurt dhe të begatë për brezat që do të vijnë”, thuhet në letër.
Mesazh për të ardhmen dhe rolin e Shqipërisë
Trump shprehet se në një të ardhme të afërt do të mblidhen partnerët kryesorë të kësaj nisme, shumica prej tyre udhëheqës botërorë shumë të respektuar, ndërsa thekson dëshirën për një bashkëpunim afatgjatë me Shqipërinë në funksion të paqes së përhershme, mirëqenies dhe madhështisë për të gjithë.
Trump kërkon 1 miliard dollarë nga secili shtet për t'u bashkuar me Bordin e Paqes, ftesa i ka ardhur dhe Shqipërisë

Një polemikë e re ndërkombëtare po shkaktohet nga një propozim i administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili u bë i njohur gjatë ditës së djeshme. Sipas planit të paraqitur në një projekt-statut për një organizatë të re ndërkombëtare të quajtur Bordi i Paqes, vendet që duan një vend të përhershëm në të do të duhet të paguajnë të paktën 1 miliard dollarë kontribute financiare.
Sipas projekt-statutit, çdo vend anëtar do të ketë një mandat deri në tre vjet nëse nuk paguan 1 miliard dollarë brenda vitit të parë të funksionimit të Bordit. Ky mandat trevjeçar mund të rinovohet vetëm me miratimin e presidentit të organizatës - një rol që, sipas neneve të draftit, do ta kete vetë Trump.
Logjika pas propozimit, sipas mediave të huaja, është financimi i funksionimit dhe punës së këtij institucioni të ri, i cili fillimisht lidhet me paqebërjen dhe rindërtimin në Gaza, por mund të zgjerohet në zona të tjera konflikti. Vetë emri dhe përmbajtja e kartës lënë hapësirë ââpër një rol më të gjerë përtej Lindjes së Mesme.
Ky veprim ka shkaktuar tashmë reagime të forta. Komentet kritike theksojnë se propozimi i ngjan një përpjekjeje për të krijuar një organizatë të re ndërkombëtare, madje konkurruese me OKB-në, me një "biletë" të bazuar në kontributet financiare dhe një rol qendror për SHBA-në.
Pikat kryesore të propozimit
Çdo vend që kërkon anëtarësim të përhershëm do të duhet të paguajë të paktën 1 miliard dollarë financim brenda vitit të parë.
Pa atë kontribut, vendet do të kishin vetëm mandate trevjeçare, dhe kjo do t'i nënshtrohej miratimit presidencial.
Trump pritet të luajë një rol kyç në përbërjen dhe funksionimin e këshillit, duke përfshirë miratimin e vulave dhe rregullave të funksionimit.
Vendet evropiane dhe pjesëmarrës të tjerë potencialë kanë marrë ftesa, por tashmë ka polemika mbi përmbajtjen ekonomike dhe politike të propozimit.
Qeveria amerikane i ka quajtur disa nga raportet mashtruese, duke thënë se nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shumën ose natyrën e detyrueshme të "biletës", por projektstatuti i cituar nga shumë burime është ai që qarkullon gjerësisht në median ndërkombëtare.

