AKTUALITET /

VIDEO/ Nadir Çausholli montoi pajisjen e karikimit elektrik pranë Sky Tower, pronarët e paditin dhe paralajmërojnë vetëgjyqësi

Pamjet e siguruara nga Versus, tregojnë momentet e përplasjes, ku Çausholli, i veshur me një këmishë të bardhë, ngre duart, duke dhënë përshtypjen se kërkon të shmangë përshkallëzimin e situatës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nadir Çausholli montoi pajisjen e karikimit elektrik pranë

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike "CFO Pharma" është konfliktuar fizikisht me pronarin e Sky Tower, Mirton Lika në zonën e bllokut dhe shkak mësohet se është bërë montimi nga Çausholli i një pajisje të karikimit elektrik për automjetet.

Pamjet e siguruara nga Versus, tregojnë momentet e përplasjes, ku Çausholli, i veshur me një këmishë të bardhë, ngre duart, duke dhënë përshtypjen se kërkon të shmangë përshkallëzimin e situatës.

Vetëm pak sekonda më vonë ai tenton të godasë biznesmenin Mirton Lika me të cilin ishte konfliktuar. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së disa personave të tjerë të pranishëm në lokal, ndërsa shoqëruesit e biznesmenit e largojnë atë nga ambienti i lokalit.

Dyshohet se shkak i konfliktit të ketë qenë një karikues për automjete elektrike, i cili ishte vendosur në zonë nga Çausholli.

Mësohet se karikuesi është hequr me urdhër të institucioneve kompetente, çka dyshohet se ka sjellë përplasjen mes palëve.

Ndërkohë, pas këtij konflikti, është depozituar një kallëzim penal ndaj biznesmenit për veprat penale të "kanosjes" dhe "shkatërrimit të pronës", nga një prej pronarëve të Sky Tower, Mirton Lika.

Kurse  bashkëpronari tjetër i Sky Tower, biznesmeni Vladimir Kosta, në një letër publike thotë se pronari i "Green Taxi", Nadir Çausholli, denigroi sot ambientet e Sky Tower.

"Sot, më datë 6 korrik 2026, në orën 09:00, përpara Sky Tower, një grup të fortësh, së bashku me Nadir Çaushollin, një person i njohur si tregtar i dënuar për vjedhje ilaçesh të pensionistëve, ka vendosur me dhunë dhe me kërcënime pranë Sky Tower një kullë karikimi, e cila dëmton në tërësi biznesin e qendrës multifunksionale Sky Tower.

Para 3 vitesh, Nadir Çausholli bleu një biznes taksish dhe me ndihmën e atyre që ia shitën, vendosën përpara biznesit tonë këtë kullë karikimi pa na pyetur dhe duke perdhosur në tërësi biznesin tonë.

Problematika kresore ka qenë bërja e hotelit si banjo centrali ku taksistët kryenin nevojat e tyre personale duke ndyrë muret me pislliqet e tyre dhe duke vjedhur letrat e duarve.

Sot, në orën 09:00, siç u përmend më lart, u vendos kabina elektrike në mënyrë të dhunshme, me kërcënime për jetën drejtuar titullarëve të shoqërisë, duke pasur mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Këta të fundit u komunikonin eprorëve se ky person ishte me leje, ndërkohë që nuk merreshin me denoncimin tonë.

Titullaret e kompanisë kanë vënë në mars të 2025 në nje konflikt të asaj dite te ores 6:30 ku taksistet krijonin nje zhurme duke bertitur poshte hotelit.

Nje nga eproret e kompanise i cili dhe u perball me kete shqetesimdhe dhe njoftoi kryeministrin e Shqiperise i cili ja ngarkoi si detyre Anuela Ristanit, kjo e fundit jo vetem qe nuk i dha zgjidhje kesaj ceshtje, por po shtyn konfliktet me shume sec kane qene.

Ne pamjet e meposhtme filmike do te paraqiten shkeljet e bere nga taksite e Green Taxi si parkimi dysh duke bllokuar trafikun dhe kalimin e kembesoreve ne secilen ane.

Gjithashtu ne video eshte paraqitur kanosja e eproreve dhe ambjenteve nga te fortet e Nadir Caushollit bashke me te, ky I fundit duke perdhosur ambjentet tona.

Nuk dua ta zgjas me por po i bej thirrje te gjithe opinionit publik te cilat kane ne disponim pamjet filmike per te cilat akuzojme se nese ne keto rrethana ndodh ndonje vetegjyqsi e siper pergjegjes, per kete jane institucionet kompetente", thuhet në letrën e bashkëpronarit të Sky Tower.

Policia ka njoftuar se ka nisur procedimin penal ndaj biznesmenit 48 vjeçar Nadir Çausholli.

"Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./Versus.al

 

Poll