AKTUALITET /

VIDEO/ ‘Në qiell të hapur’, banorëve në kalanë e Vlorës u shemben banesat pas përmbytjeve: S’na ka ndihmuar askush

Sipas banorëve, autoritetet nuk kanë shkuar të interesohen për situatën e tyre pas përmbytjeve.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ ‘Në qiell të hapur’, banorëve në
Një prej banorëve në zonën e Kalasë së Vlorës

Vlorë- Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet që i pasuan, kanë sjellë dëme të mëdha edhe në zonën e kalasë ku një shkëmb ka rënë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit.

Banorët të prekur tregojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda banesave të tyre duke u krijuar kushte të papërshtatshme jetese.

Ndër të tjera njëri prej banorëve se në momentin kur gurët nisën të binin mbi banesën e tij dhe të fqinjve, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet por deri më tani ende nuk kanë marrë asnjë reagim pavarësisht se kryebashkiaku Ermal Dredha ka deklaruar se ekipet janë në terren dhe se janë marrë masat për të nisur inspektimet e dëmeve të shkaktuara.

Banorët në këtë zonë bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet pasi janë në qiell të hapur. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: