AKTUALITET /

(VIDEO) Një 'Tirons' që komandon një luftanije amerikane, kush është komandanti i ri shqiptar që merr detyrën e rëndësishme

Alban Dervishi, një oficer shqiptar me origjinë nga Tirana, pritet të bëhet komandanti i ri i anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor (LSD-52) në qershor 2025.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Një 'Tirons' që komandon një luftanije

Shqiptaro-amerikani Alban Dervishi do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor 2025.

Alban Dervishi, një oficer shqiptar me origjinë nga Tirana, pritet të bëhet komandanti i ri i anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor (LSD-52) në qershor 2025. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila ka shpërndarë një video ku Dervishi flet në gjuhën shqipe për karrierën e tij në Marinën Amerikane.

Dervishi rrjedh nga një familje me tradita ushtarake dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me prindërit e tij 25 vjet më parë. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në shtatë anije të ndryshme dhe ka përshkuar të gjitha detet e botës, duke marrë pjesë edhe në operacione të rëndësishme ushtarake në Afganistan dhe Irak. Ai ka ndjekur një rrugë të gjatë, duke filluar si marinar i thjeshtë dhe duke arritur deri në këtë pozicion të lartë komandues.

“Jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. Çun Petro Nini në shkollë të mesme dhe isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Nju Jork. Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marrë komandën e USS Pearl Harbor dhe është një nder. Mezi pres të kryej detyrën. Babain dhe gjyshin e kam pasur ushtarak. E kam nisur si marinar i thjeshtë. Gjatë karrierës sime kamë qenë në 7 anije të ndryshme ushtarake dhe kam lundruar në çdo det të ndryshëm të botës, duke përfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. Ekziston njëfar theksi atje dhe gjithmonë më pyesin nga e keni prejardhjen dhe e them me shumë krenari që kam shqiptar”, tha Alban Dervishi në videon e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Postimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:

Një 'Tirons' që komandon një luftanije amerikane! Njihuni me Alban Dervishin, Zyrtarin Ekzekutiv shqiptaro-amerikan të USS Pearl Harbor, i cili është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Shikoni historinë e tij të suksesit në Marinën e SHBA. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: