AKTUALITET /

Apeli i miqve të palestinezes që u vra nga babai në Tiranë: Familja nuk e do, na ndihmoni që ta varrosim Rayyan në Berlin

Burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.

Shkruar nga Versus

Apeli i miqve të palestinezes që u vra nga babai në Tiranë:

Familjarët e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, me gjasë nuk do ta tërheqin trupin e saj të pajetë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.

Miqtë e 24-vjeçares të cilët kanë kontaktuar me redaksinë e BallkanWeb, e konfirmojnë një gjë të tillë.

Sipas tyre, familjarët nuk duan ta tërheqin trupin pasi ka qenë vetë nëna dhe babai i saj që kanë bërë planin për vrasjen e Rayyan Alwan.

Ata kanë kërkuar ndihmën e News24 për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varroset në Gjermani.

“Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata.

Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: