AKTUALITET /

“Premtime dhe gropa pafund”, banorët e Tropojës në protestë për gjendjen e mjeruar të rrugës

Shkruar nga Versus
“Premtime dhe gropa pafund”, banorët e Tropojës në
Fotomontazh: Rruga me gropa dhe banorët me pankarta

Tropojë- Banorët e njësisë administrative Bytyq dhe banorët e dy fshatrave të njësisë administrative Golaj të Hasit, kanë bllokuar për rreth një orë rrugën kombëtare Krumë-Qaf Prush-Gjakovë në formë proteste.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen e mjeruar të rrugës që lidh këto zona ku banojnë. Me pankarta në duar që shkruajnë “premtime pa fund, gropa pa fund’ ata ironizojnë deklaratat e politikanëve të ndryshëm duke theksuar se që prej vitit 1938 kur është ndërtuar rruga, nuk është ndërhyrë më për të bërë riparime.

“Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë rrugë. Këtë vetëm rrugë nuk mund ta quajmë, është në gjendje kaotike. Asnjë cent nuk është investuar. Kemi të gjithë të drejtën e botës, jo vetëm të dalim në rrugë, por edhe të bllokojmë aksin. Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi mashtruar mjaftueshëm, nuk pranojmë më me premtime boshe elektorale”, u shpreh një prej protestuesve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: