AKTUALITET /

VIDEO/ “Nuk na hapte njeri telefonin”, banorja në Vlorë: Shtëpia e gjitha e përmbytur, bashkia të shohë dëmet

Ndryshe nga disa të tjerë që u evakuuan në konvikt, shumë banorë në Vlorë e kaluan natën jashtë pa një çati mbi kokë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Nuk na hapte njeri telefonin”, banorja në Vlorë:

Banorët e Vlorës shprehen të revoltuar me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet të cilat sipas tyre kanë ardhur si rrjedhojë e mos-pastrimit të kanalizimeve. Një prej banoreve shprehet për mediat se e ajo dhe familja e saj e kanë kaluar natën jashtë dhe se askush nuk u ishte përgjigjur në telefon kur kishin tentuar të kërkonin ndihmë.

“Kemi ndenjur jashtë gjithë natën. Nuk hapte njeri telefonin. Ku të venim? Shtëpia është përmbytur e gjitha, është jashtë funksionit. Të vijë bashkia t’i shikojë dhe të na vlerësojë çfarë të jetë e mundur”- u shpreh banorja.

Gjithashtu, të tjerë qytetarë janë shprehur për kamerat se banesat u ishin mbushur me ujë për shkak të mospastrimit të kanaizimeve dhe se kjo është situatë e përsëritur për të cilën shteti nuk ka marrë masa asnjëherë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: