
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke krijuar një situatë të rrezikshme për zonën përreth.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe godinat e tjera pranë kompleksit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe tre grupe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, është bërë edhe evakuimi i banorëve të pallatit si masë sigurie, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në fasadën e ndërtesës. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim./Versus.al


