
Durrës- Policia ka zbuluar arsenal armësh të fshehura në një automjet në portin e qytetit brenda një kontenieri.
Në automjetin “Land Rover” që kishte hyrë në 20 dhjetor të 2022-it nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfindimtar Kongon, u gjetën 2 armë zjarri automatike, një pistoletë, 1580 fishekë luftarakë dhe 12 krehra armësh.
Për pasojë, u shpall në kërkim pronari 24 vjeçar Y.I nga Kosova dhe vijon puna për kapjen e tij. Armët e zjarrit do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme. Versus.al