AKTUALITET /

VIDEO/ Shkëmbyen drogën me paratë, policia arreston tre shpërndarësit e kanabisit në Durrës

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Shkëmbyen drogën me paratë, policia arreston tre
Momenti i shkëmbimit të drogës me paratë

Durrës- Tre persona janë arrestuar nga policia teksa u kapën në flagrancë duke transportuar 3.5 kg kanabis të përpunuar dhe gati për shitje.

Në pranga kanë rënë H.Ç 34 vjeç si dhe A.K 43 vjeç dhe G.K 25 vjeç.

Në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë rezulton se 34 vjeçari ka blerë lëndën narkotike nga dy të arrestuarit e tjerë, banues në Durrës.

Shkëmbimi i lëndës narkotike me paratë është bërë në zonën e Spitallës, ku kanabisi është futur në bagazhin e mjetit tip “Volkswagen Golf”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll