AKTUALITET /

VIDEO/ Tentonte t'i shiste, arrestohet sërish 43 vjeçari me "vesin" e vjedhjes së makinave

Njëri prej mjeteve u gjet në Durrës në tentativë për t'u shitur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tentonte t'i shiste, arrestohet sërish 43 vjeçari me

Tiranë- Një 43 vjeçar i identifikuar si Elton Tafa alias Beu është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së dy automjeteve.

Më datë 28 shtator, pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar momentin kur ai ka vjedhur një makinë e cila ishte në pronësi të një gruaje në Tiranë dhe më pas e ka transportuar drejt Durrësit me qëllim për ta shitur.

Ai rezulton të jetë edhe autori i vjedhjes së një makine në muajin korrik të këtij viti, ndërsa ende po punohet për gjetjen e këtij automjeti. Policia po heton për të zbardhur vjedhje të tjera që 43 vjeçari mund të ketë kryer, ndërkohë që edhe më parë ka qenë i dënuar për këtë vepër penale. Versus.al

Poll