
Publikohen pamje të reja nga një kënd tjetër të aksidentit tragjik që i mori jetën sot një 62-vjeçari në Shkodër.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për Versus Albania, mjeti që është përfshirë në aksident, tenton të parakalojë një tjetër mjet, duke ecur me shpejtësi të lartë
E gjithë ngjarja është fiksuar nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident.
Përplasja ka qenë tepër e fortë. 62-vjeçari, Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
|
|
|
|
|

