AKTUALITET /

VIDEO/ Vila e regjimit komunist “shndërrohet në djepin e djallit”/ Si në shtëpinë e Enver Hoxhës po organizohen festa me simbole satanike

Një ngjarje e pazakontë  ka tronditur opinionin: Vila 31, rezidenca e dikurshme e ish-diktatorit Enver Hoxha, është kthyer së fundmi në një hapësirë ku, sipas raportimeve të mediave dhe dëshmive në rrjetet sociale, organizohen festa me simbolikë të errët, të lidhura me kultin e Djallit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vila e regjimit komunist “shndërrohet në djepin e

Një ngjarje e pazakontë  ka tronditur opinionin: Vila 31, rezidenca e dikurshme e ish-diktatorit Enver Hoxha, është kthyer së fundmi në një hapësirë ku, sipas raportimeve të mediave dhe dëshmive në rrjetet sociale, organizohen festa me simbolikë të errët, të lidhura me kultin e Djallit.

Në pamjet e publikuara dhe rrëfimet e pjesëmarrësve të këtyre ngjarjeve, flitet për festa të organizuara me drita të kuqe, simbole satanike, muzikë ekstreme dhe referenca ndaj predikimeve të errëta, të cilat bien ndesh me çdo normë morale dhe shoqërore. Këto aktivitete, sipas burimeve, mbahen në mënyrë të fshehtë dhe shpesh maskohen si “evente arti alternativ” apo “performanca kulturore”.

Fakti që këto ngjarje zhvillohen pikërisht në një prej vilave më të njohura historikisht për regjimin komunist, e bën situatën edhe më shqetësuese për shumë qytetarë. Vila 31, që dikur simbolizonte pushtetin absolut të regjimit të Hoxhës, sot po përflitet si një qendër ku promovohet një ideologji krejtësisht e kundërt, por po aq tronditëse në përmbajtje. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: