
Tiranë- Policia ka arrestuar 37 vjeçarin Ndriçim Koka me precedentë të mëparshëm penalë i cili 5 ditë më parë kishte vjedhur 12 milionë lekë brenda një banese në rrugën “Artan Lenja”.
Është sekuestruar edhe sendi i fortë që përdorte 37-vjeçari, për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;
-më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Ai ishte dënuar edhe më parë në Greqi për të njëjtën vepër penale. Vijojnë hetimet për të zbardhur raste të tjera ku 37 vjeçari mund të jetë i përfshirë në vjedhje. Versus.al
