AKTUALITET /

Vienë/ Shkoi në bordello me para false, arrestohet 25 vjeçari shqiptar, kërkesa e tij para gjykatës

Sipas medias austriake shqiptare nuk kishte me vete vetëm euro false por edhe një kartë identiteti false greke të cilët dyshohet se e përdorte për mashtrime.

Shkruar nga Versus
Vienë/ Shkoi në bordello me para false, arrestohet 25 vjeçari
Shqiptari i arrestuar

Austri- Pasi mbaroi punën në ndërtim, një shqiptar 25 vjeç u zhvendos u në një ndërtesë me drita të kuqe në lagjen Hernalser, Vienë. Kështu e nis shkrimin media austriake për 25 vjeçarin shqiptarin i cili u arrestua pasi tentoi të paguante me para false në një bordello, të cilat u zbuluan shumë shpejt nga detektori.

Sipas medias austriake shqiptare nuk kishte me vete vetëm euro false por edhe një kartë identiteti false greke të cilët dyshohet se e përdorte për mashtrime.

Në gjyq shqiptari është shprehur se paratë false ia kishte dhënë një turk po pa dhënë shumë detaje.

Gjykata e dënoi me 24 muaj, tetë prej të cilave do i vuajë në burg.

“Nuk dua të qëndroj më këtu, kur do më deportoni,” tha shqiptari pas dënimit./Versus.al

 

 

Tags:

austri

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: