AKTUALITET /

Vijon ‘vala’ e goditjeve të Call Center, pranga administratores 25 vjeçare! Përdori apartamentin e saj për mashtrim

Shkruar nga Versus

Vijon ‘vala’ e goditjeve të Call Center, pranga administratores

Tiranë- Një tjetër ambient ku ushtrohej veprimtaria e mashtrimit me call center është goditur së fundmi në rrugën ‘’Tish Daija’’. Në pranga ka rënë administratorja 25 vjeçare, Melisa Saraçi e cila kishte përshtatur apartamentin e saj si ambient ku mashtroheshin shtetas të huaj për investime në bursa fiktive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 celularë dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Gjatë javëve të fundit, policia në bashkëpunim me autoritetet e huaja kanë goditur disa ambiente në Tiranë të cilat përdoreshin për mashtrimin e shtetasve të huaj. Versus.al

Poll