AKTUALITET /

Vinte baste sportive e fuste drogë në burg, izolohet në ’41 bis’ i dënuari me 35 vite burg

Kjo është hera e dytë që Aleksandër Llanaj izolohet në regjimin "41 bis".

Shkruar nga Versus
Vinte baste sportive e fuste drogë në burg, izolohet në ’41
Aleksandër Llanaj

Aleksandër Llanaj, i dënuar me 35 vite burg për vrasje është izoluar sërish në regjimin “41 bis” pasi më herët ka futur drogë në burgun ku vuan dënimin si dhe ka vendosur baste sportive me telefon.

Ai u dënua për atë që njihet si “masakra e Çoles” e ndodhur në Vlorë rreth 10 vite më parë. 

Një zënkë mes të disa të rinjve në 2015-ën pas një feste ditëlindjeve përfundoi me atë që konsiderohet “masakra e Çoles”, me tre të vdekur e tre të dënuar me burgime të gjata, njëri me të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vjet. Në 7 Prill, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: