AKTUALITET /

“Vjedhje dhe shpërdorim i energjisë elektrike”, jepen masat për zyrtarët dhe ish zyrtarët e OSHEE-së në Gjirokastër

Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor të bazuar në kallëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Shkruar nga Versus

“Vjedhje dhe shpërdorim i energjisë elektrike”, jepen

Në një operacion të gjerë policor të koduar “Kilovati”, të kryer nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës, janë marrë masa kundër 16 personave të dyshuar për shpërdorim të detyrës dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor të bazuar në kallëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas njoftimit të policisë, janë ekzekutuar masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Gjirokastrës, duke përfshirë:

4 persona janë arrestuar në burg, ndërsa 6 të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak.

 “Arrest në burg” është caktuar për shtetasit:

Sotir Kaci, 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;

Reiz Gjoleka, 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;

Rasho Bizhga, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

Ignadjo Basha, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

”Arrest në shtëpi” është caktuar për shtetasit:

Xhemal Bistri, 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;

Ermal Xhavara, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;

Roland Skëndo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

Seit Rondo, 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

Sazan Braja, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

Taulant Beqiri, 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

Këta persona janë punonjës ose ish-punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OShEE) në Gjirokastër, të dyshuar për shpërdorimin e bazës materiale të drejtorisë dhe instalimin e matësve të energjisë elektrike pa kontratë.

Nga hetimet rezulton se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE-së kanë shpërdoruar burimet e drejtorisë për të instaluar matës të energjisë elektrike pa kontratë, duke u bërë pjesë e një rrjeti të organizuar për vjedhjen e energjisë elektrike nga abonentë familjarë dhe subjekte biznesi.

Gjatë operacionit, në banesën e njërit prej të arresturëve Ignadjo Bashës, u sekuestruan 22 matës të energjisë elektrike, 13 kuti plastike, 9 vula dhe dokumente të tjera që shërbenin si prova materiale. Gjithashtu, u konstatua një lidhje e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike.

Materialet e procedurës janë dorëzuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa të dyshuarit janë akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

 

 

 

Poll