AKTUALITET /

U zhduk pak ditë më parë, 40 vjeçari gjendet i pajetë në liqen

Shkruar nga Versus

U zhduk pak ditë më parë, 40 vjeçari gjendet i pajetë

Tiranë- 40 vjeçari me iniciale I.V i cili ishte larguar nga shtëpia më datë 14 mars, është gjetur sot i mbytur në liqenin e Musteqasë në Paskuqan pranë banesës së tij.

Paraprakisht dyshohet se 40 vjeçari është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Versus.al

Poll