AKTUALITET /

Vodhi dyqanin e djathit, arrestohet 22 vjeçari në Pogradec

Dyqani ishte vjedhur për të dytën herë brenda 5 muajsh.

Shkruar nga Versus

Vodhi dyqanin e djathit, arrestohet 22 vjeçari në Pogradec

Korçë- Policia e Pogradecit ka arrestuar sot 22 vjeçarin e dyshuar si autor i vjedhjes së dyqanit të bulmetit disa ditë më parë.

Në pranga ka rënë i riu J.Sh i cili akuzohet se mori shumën prej 200 mijë lekësh të reja brenda dyqanit të djathit. 

Dyqani u vodh për të dytën herë brenda 5 muajsh, ndërsa këtë herë i riu mori edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të zhdukur gjurmët e mundshme rreth tij. Versus.al

Poll