AKTUALITET /

Votoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme të 2022-it, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim një person

Shkruar nga Versus

Votoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme të 2022-it, prokuroria e

Fier- Prokuroria ka dërguar për gjykim një person të identifikuar si H.Gj pasi akuzohet se ka votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në bashkinë e Lushnjës.

Dyshohet se i akuzuari ka votuar dy herë pa u identifikuar, një herë si komisioner në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk dhe një herë si banor po në këtë qendër votimi.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj për veprën penale ‘Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar’, parashikuar nga neni 327/a pg.1 i Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.108 të vitit 2023, në përfundim të hetimeve për këtë procedim penal, prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq, pasi u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06.03.2022, i pandehuri H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk, Bashkia Lushnjë.

Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri ka votuar herën e parë si komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk, bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk, si banor.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”- thuhet në njoftimin e prokurorisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: