AKTUALITET /

Vra*ja e shqiptarit në Toronto, policia në kërkim në autorit. I paqartë raporti mes tyre

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 të së shtunës, kur policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë në zonën e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, oficerët gjetën viktimën brenda një automjeti, ndërsa më pas u informuan se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV të ngjyrës së çelët.

Shkruar nga Versus

Vra*ja e shqiptarit në Toronto, policia në kërkim në

Policia kanadeze po kërkon autorin e dyshuar të vrasjes së 43-vjeçarit Paulin Harusha, një shqiptar që humbi jetën në një ngjarje tragjike të shtunën e kaluar në Toronto. Sipas autoriteteve, 34-vjeçari Meelad Tarin, nga Toronto, është identifikuar si i dyshuari kryesor për këtë krim dhe ndaj tij rëndon akuza për vrasjen e Harushës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 të së shtunës, kur policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë në zonën e Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East. Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, oficerët gjetën viktimën brenda një automjeti, ndërsa më pas u informuan se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV të ngjyrës së çelët.

Në deklaratat e tyre, policia tha se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, por ende nuk dihet se çfarë lidhje kishin autorit dhe viktima me njëri-tjetrin. Policia e Torontos ka apeluar për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për momentin, hetuesit kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe po shqyrtojnë gjithashtu kamerat e sigurisë dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në ndriçimin e ngjarjes.

Në lidhje me identitetin e viktimës, disa burime nga komuniteti shqiptar në Toronto kanë konfirmuar se Paulin Harusha ishte një individ i njohur në mesin e shqiptarëve të emigruar në Kanada, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me jetën e tij private.

Një numër i madh shqiptarësh kanë reaguar me trishtim për humbjen e tij. Mediat kanadeze raportojnë se hetuesit janë në kërkim të çdo informacioni që mund të çojë në zbulimin e arsyes së vrasjes, përfshirë mundësinë e një konflikti personal ose të tjera motive. Po ashtu, ata kanë njoftuar se po analizojnë përfshirjen e mundshme të një rrjeti kriminal ose të dhunës të lidhur me ndonjë aktivitet të paligjshëm.

 

Poll