AKTUALITET /

Vrasja e dyfishtë në kafenenë e shqiptarit në Bruksel, policia belge bën kërkesën urgjente  

Sipas një burimi të mirëinformuar, autorët kanë udhëtuar me një skuter. Elementet e para të hetimit dëshmojnë se ata kishin në shënjestër kafenenë dhe jo klientë të veçantë. Dy personat e vrarë dyshohet të jenë viktima aksidentale.

Shkruar nga Versus

Vrasja e dyfishtë në kafenenë e shqiptarit në Bruksel,

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Bruksel ku dy persona humbën dhe tre të tjerë u plagosën në kafe Astoria, e cila dyshohet se ishte biznes i një shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat belge.  

Vrasja e dyfishtë në kafenenë e shqiptarit në Bruksel,

Ngjarjet ndodhën midis orës 01:00 dhe 2:00 të mëngjesit në një kafene në rrugën Argonne, jo shumë larg Gare du Midi. Rrethanat e sakta janë ende të paqarta, por sipas të dhënave fillestare dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur. Njëri nga të plagosurit ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerët janë prekur më rëndë. Asnjë autor i dyshuar deri më tani nuk është arrestuar. Prokuroria publike e Brukselit ka hapur një hetim dhe do të japë më shumë informacion gjatë ditës.

Vrasja e dyfishtë në kafenenë e shqiptarit në Bruksel,

Sipas një burimi të mirëinformuar, autorët kanë udhëtuar me një skuter. Elementet e para të hetimit dëshmojnë se ata kishin në shënjestër kafenenë dhe jo klientë të veçantë. Dy personat e vrarë dyshohet të jenë viktima aksidentale. Në këtë ngjarje kanë humbur jetën tragjikisht një burrë dhe një grua.

Nuk dihen ende motivet e autorëve. Megjithatë, dyshimet e policisë belge thonë se krimi i rëndë mund të jetë i lidhur me drogën.

Në fillim të javës, një operacion i madh policor në distriktin Peterbos të Anderlecht bëri të mundur shpërbërjen e një organizate kriminale që donte të merrte kontrollin e tregut të drogës në Bruksel. Aktualisht nuk dihet nëse të shtënat në Saint-Gilles janë të lidhura me aksionin e ndërmarrë në Peterbos.

Vrasja e dyfishtë në kafenenë e shqiptarit në Bruksel,

Ndërkohë policia belge ka nisur, me kërkesë të prokurorisë publike të Brukselit, një thirrje për dëshmitarët për të marrë informacion shtesë. Si pjesë e këtij hetimi, hetuesit janë në kërkim të imazheve të vëzhgimit me video (kamera vëzhgimi, kamera, apo çdo kapje tjetër imazhi) të cilat mund të kenë filmuar autorin(ët) përpara, gjatë dhe pas ngjarjeve.

Personave që mund të kenë qenë dëshmitarë të veprimeve të dyshimta ose që mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjeve në rrugën Argonnne u kërkohet gjithashtu të raportojnë në polici, në këmbim të anonimatit të plotë.

Poll