
Fotoja e viktimës që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Velipojë, Ersild Ishmit është bërë publike ditën e sotme.
33-vjeçari, i cili ishte nën masën e ‘arrest në shtëpi’ u vra së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha.
Këtë masë sigurie viktima e kishte marrë, pasi në qershor të këtij viti kishte kanosur me armë zjarri kuzhinierin e hotelit të vëllezërve Frroku, teksa njëri prej tyre ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.
Mirëpo kjo ngjarje duket se nuk është harruar nga 33-vjeçari, i cili ka marrë kunatin e tij, Arsid Hoxha dhe është nisur drejt hotel ‘Holiday’, duke thyer kështu edhe masën e sigurisë.
Pasi kanë mbërritur në hotel janë konfliktuar me pronarët dhe kanë mbetur viktima duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra me armë zjarri./ Versus.al







