AKTUALITET /

Vrasja e Lulzim Vishës, gjykata lë në burg të arrestuarin! Hesht për pistoletën me silenciator

Në gjykatë ku iu la në fuqi masa e sigurisë "arrest me burg", Eduart Lami nuk dha shpjegime për pistoletën që iu gjet në banesë.

Shkruar nga Versus
Vrasja e Lulzim Vishës, gjykata lë në burg të arrestuarin!
Foto: Viktima Lulzim Visha

Eduart Lami i arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë operacionit për kapjen e e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz, është lënë në masën arrest në burg.

Në kërkim u shpall edhe kushëriri i tij Ervis Lami i cili njihet për arratisjen e tij nga burgu i Drenovës në 2014-ën. Lami refuzoi të jepte shpjegime për pistoletën me silenciator që u gjet në banesën që përdorej prej tij dhe kushëririt të tij. Ndërsa sa i takon dyshimeve se ai ka pasur lidhje me vrasjen e Vishës, i arrestuari mohoi akuzat duke thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti që anëtarë të familjes së tij mund të kenë pasur me viktimën.

Ndaj Lulzim Vishës u zbraz breshëri plumbash nga një pistoletë me silenciator teksa viktima po shkonte në punë. Dyshimet paraprake ishin për një hasmëri të nisur në vitin 1997 pasi vëllai i tij kishte vrarë Refik Domin me armë zjarri. 

Por hetimeve iu shtua edhe një pistë tjetër pasi viktima së fundmi kishte pasur një konflikt me kushërinjtë Lami për disa prona. Gjatë kontrolleve të kryera në ndërtesën prej druri që përdorej nga Eduart dhe Ervis Lami u gjet pistoleta me silenciator si dhe u vunë re shenja të shkaktuara nga plumbat. Versus.al

Poll