AKTUALITET /

Vrau 34 vjeçarin se motra e tij i dhunoi prindërit, avokatja e Jakut: U trondit kur pa babain në spital

Autori i vrasjes ka kërkuar praninë e përfaqësuesve britanikë në seancë pasi tha se nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.

Shkruar nga Versus
Vrau 34 vjeçarin se motra e tij i dhunoi prindërit, avokatja e
Viktima, Reshit Sallahu dhe autori Ylber Jaku

Gjykata e Kukësit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg’ për Ylber Jakun, 41 vjeçarin e arrestuar për vrasjen e Reshit Sallahut në fshatin Tpla të Hasit më 6 maj.

Sipas hetimeve, Jaku i cili jetonte në Angli si emigrant ishte kthyer në Shqipëri për të marrë hak një ditë pasi motra e viktimës, 21 vjeçarja Artjola Sallahu kishte ushtruar dhunë ndaj dy prindërve të tijpas sherrit për pronën. 

Gjatë seancës gjyqësore, avokatja e autorit tha se ky i fundit nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare dhe se kërkon përfaqësues të ambasadës britanike.

Sipas avokatës, Jaku ishte tronditur në momentin kur kishte parë prindërit e tij në spital dhe ishte nisur menjëherë për të kryer krimin. Pavarësisht se i ati i kishte thënë se ishte aksidentuar, Jaku nuk kishte besuar këtë version dhe u nis për të kryer vrasjen.

Teksa ishte rrugës për në vendngjarje, babai i tij kishte lajmëruar policinë për të parandaluar krimin, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur. Versus.al

Poll