AKTUALITET /

Vrau bashkëmoshatarin me thikë, shpërthen në lot 14-vjeçari në sallën e gjyqit: Nuk desha ta vras, jam shumë i penduar

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 14 gushtit, në fshatin Pirg të Maliqit, ku dy të miturit u konfliktuan për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, Eneido Guri goditi me thikë Erald Xhejon, i cili humbi jetën në vend, pranë ambienteve të një lokali.

Shkruar nga Versus

Vrau bashkëmoshatarin me thikë, shpërthen në lot

Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se Eneido Guri, 14-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, ka shpërthyer në lot gjatë seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Korçës.

“Ishte një grindje e çastit… nuk kam dashur të bëj vrasje. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen,” – mësohet të ketë thënë mes lotësh i mituri, duke shfaqur pendesë për ngjarjen tragjike që tronditi komunitetin.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 14 gushtit, në fshatin Pirg të Maliqit, ku dy të miturit u konfliktuan për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, Eneido Guri goditi me thikë Erald Xhejon, i cili humbi jetën në vend, pranë ambienteve të një lokali.

Pas seancës, Gjykata e Korçës vendosi arrest me burg për autorin e dyshuar të krimit, si dhe për babain e tij, Edison Guri, dhe xhaxhain, Ronald Guri, të cilët akuzohen për pengim të zbardhjes së ngjarjes.

Hetimet zbuluan se familjarët kishin ndihmuar në fshehjen e të miturit pas krimit dhe në zhdukjen e provave, përfshirë edhe mjetin e krimit. /Versus.al

Tags:

vrasje maliq

Poll