AKTUALITET /

Vrau me çekiç të moshuarin se i ngacmonte gruan, autori lihet në burg: Nuk kam ç’të them

Në gjykatë, autori u shpreh se nuk kishte çfarë të thoshte tjetër lidhur me vrasjen pasi ato çfarë kishte për të treguar, i ka rrëfyer ditën e djeshme.

Shkruar nga Versus
Vrau me çekiç të moshuarin se i ngacmonte gruan, autori lihet
Autori Isuf Hasa dhe viktima Xhelal Meta

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjes Xhemal Metës në Zall-Herr. Autori ka deklaruar lara gjykatës se e ka bërë krimin “nuk kam ç’them më shumë”, duke refuzuar të tregojë motiv. Prokurori Albert Demirneli kërkoi masën arrest në burg për akuzën e vrasjes me paramendim, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

Ndërsa dje në polici, autori pretendoi se vrasjen e kishte kryer për shkak se viktima e bullizonte atë dhe i ngacmonte gruan.

Teksa rrëfeu sesi e kreu krimin pasi piu kafe në banesën e viktimës, 64 vjeçari Isuf Hasa tha se i kishte marrë shumën e parave që mbante me vete, para të cilat vetë i moshuari ia kishte rrëfyer se ku i mbante. 

I moshuari 81 vjeçar jetonte vetëm në fshatin Shëngjin i Vogël, ndërsa familjarët e tij kanë rrëfyer se autori i kishte marrë Xhelal Metës shumën prej 200 mijë lekësh dhe se asnjë prej familjarëve të tij nuk i kishte kontaktuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: