AKTUALITET /

Vrau me grusht kamarierin, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, i cili vrau në Elbasan kamarierin Gazmend Kormakun pas sherrit për një tavolinë, më 2 tetor 2021.

Shkruar nga B.SH
Vrau me grusht kamarierin, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Gazmend Kormaku dhe Erjon Llapushi

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, i cili vrau në Elbasan kamarierin Gazmend Kormakun pas sherrit për një tavolinë, më 2 tetor 2021.

Në dosjen hetimore thuhet që LLapushi dhe Luan Dulellari janë futut në ambinetet e restorantit dhe janë ulur më një taviolinë.

Aty është afruar kamarieri Gazmend Kormaku, i cili ka filluar të debatojë me shtetasin Erjon Llapushi.

Në një moment, Llapushi godet me grushtin e dorës së djathtë, në pjesën poshtë mjekrës Kormakun, i cili bie në tokë dhe nga ky moment nuk kryer lëvizje të tjera.

Më pas Llapushi dhe Dulellari largohen me automjetin e tyre, ndërsa Kormaku ndërron jetë në disa ditë më vonë në spitalin ‘Nënë Tereza.’

Sherri nisi pasi Kormaku i këkroi fillimisht Llapushit dhe Dulellarit që të ulen në një tavolinë tjetër, por Llapushi nuk pranon.

Debatet vijojnë edhe më tej, deri në momentin që Llapushi godet me grusht poshtë mjekrës Kormakun, i cili bie në tokë dhe nuk lëviz më.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr.1469, për ngjarjen e ndodhur më datë 02/10/2021 me të pandehur shtetasit:

– Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal
– Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.

Ngjarja i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.

Hetimet u ndoqën nga Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI.

 

Poll