AKTUALITET /

“Vrasja e çiftit për hakmarrje”, kreu i policisë Lezhë: Identifikuam 3 autorët, po i kërkon RENEA (EMRAT)

Shkruar nga Versus

“Vrasja e çiftit për hakmarrje”, kreu i policisë

Tre persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik e Gentiana Mujeci. Bëhet fjalë për Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç të cilët dyshohet se e kanë kryer krimin për hakmarrje.

Raportohet Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, i cili u vra në vitin 2016 nga vëllezërit Lin, Jozef dhe Kreshnik Mujeci. 

“Është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët i markës A4. Në vijimtë hetimeve të thelluara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, A.M 22 vjeç, F.M 36 vjeç dhe R.M, 23 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti “Audi” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e viktimave. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrje. Pas identifikimit të autorëve janë ushtruar kontrolle në disa banesa, por nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim. Operacioni vijon me përfshirjen e forcave RENEA”- njoftoi kreu i policisë Lezhë, Arben Nasufi.Versus.al

 

Poll