AKTUALITET /

Vritet shqiptari në restorantin e tij në SHBA, në 2024-ën përfitoi falje presidenciale nga Joe Biden

Shkruar nga Versus
Vritet shqiptari në restorantin e tij në SHBA, në 2024-ën
Viktima, Francesk Shkambi, ish-presidenti i SHBA Joe Biden

SHBA- Një tjetër shqiptar është vrarë së fundmi pas një konflikti të ndodhur në qarkun Oakland. Viktima është 44 vjeçari Françesk Shkambi i cili ishte bashkëpronar dhe menaxher në restorantin ku u vra. 

Policia bën me dije se për ngjarjen është arrestuar një 65 vjeçar i cili fillimisht u arratis dhe më vonë u dorëzua në polici. Ende nuk dihen shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë në Commerce Towunship.

Pavarësisht se u dërgua në spital, 44 vjeçari shqiptar nuk arriti të mbijetonte. Gjatë kontrolleve hetuesit gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila ishte raportuar e vjedhur. Sipas detajeve, autori e ka thirrur viktimën të dilte jashtë dhe më pas e ka qëlluar. 

Vritet shqiptari në restorantin e tij në SHBA, në 2024-ën

Kush ishte Françesk Shkambi

Pak kohë më parë, Shkambi ishte ndër personat që përfituan falje dhe uljen e dënimeve të firmosura nga presidenti amerikan asokohe, Joe Biden pak para se të linte mandatin. Mediat e huaja raportuan se mes 1500 personave për të cilët Biden nënshkroi falje, ishte edhe Shkambi i dënuar për vepra kriminale të lidhura me narkotikët.

Dokumentet publike tregojnë se Shkambi ishte dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg, i akuzuar për drejtimin e një grupi që kontrabandonte lëndë narkotike drejt SHBA-ve. Falja presidenciale për të në dhjetor të 2024-ës ngjalli shumë reagime në mediat amerikane. 

Ditë më parë, një tjetër shqiptar i identifikuar si Burim Havolli humbi jetën në SHBA pasi u godit për vdekje nga një grabitës të cilin po mundohej ta ndalonte në pallatin ku viktima punonte si administrator. Versus.al

Poll