AKTUALITET /

Tentoi të ndalonte grabitësin, vr*tet shqiptari në Nju Jork, baba i 3 fëmijëve të mitur

41 vjeçari i ndjerë punonte si mbikëqyrës i bllokut të pallateve ku një 30 vjeçar tentoi të kryente grabitje.

Shkruar nga Versus
Tentoi të ndalonte grabitësin, vr*tet shqiptari në Nju Jork, baba
Viktima, Burim Havolli

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pallat banimi në Brooklyn të Nju Jorkut ku shqiptari Burim Havolli, 41 vjeç, humbi jetën teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje në ndërtesën për të cilën kujdesej.

41 vjeçari i ndjerë ishte mbikëqyrësi dhe administratori i pallatit ku grabitësi po tentonte të merrte disa pako të banorëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës kur viktima u përball me autorin 30 vjeçar i cili kishte hyrë në bllokun e ndërtesave për të vjedhur një pako.

Përplasja fizike mes tyre u përshkallëzua deri në goditje të ashpra që i shkaktuan Havollit plagë të shumta në kokë. Ky i fundit u rrëzua dhe më pas humbi jetën në spital. I ndjeri përshkruhet nga banorët si njeri që kujdesej për komunitetin, ndërsa dhimbja e familjarëve është tepër e madhe pasi la pas 3 fëmijë të mitur. Familja e tij ishte shpërngulur në SHBA gjatë luftës së Kosovës. Versus.al

Poll