AKTUALITET /

Vr*u Gjin Boriçin për llogari të Martinajt, lihet në burg anëtari i Bajrajve që u ekstradua nga Dubai

Shkruar nga Versus
Vr*u Gjin Boriçin për llogari të Martinajt, lihet në burg
Foto: Momenti i ekstradimit të autorit Denis Bajri dhe viktima Gjin Boriçi

Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën “arrest me burg” Denis Bajrin, anëtarin e grupit të Bajrajve që dyshohet se në gusht të 2020-ës vrau Gjin Boriçin në Vaun e Dejës për llogari të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj.

Pak ditë më parë Denis Bajri (Bajroviç) u ekstradua nga Dubai ku ishte arrestuar që prej vitit të kaluar. Sipas përgjimeve të zbardhura në SkyEcc rezulton se Behar Bajri e kishte porositur vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Ervis Martinajt.

Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Në 2019-ën ai ka qenë arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, por më pas u lirua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Versus.al

Poll