Nasi Hodo, 29 vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje dhe plagosje në Shqipëri, është arrestuar së fundmi në Belgjikë ku fshihej që prej vitit 2017.
Hodo kur ishte vetëm 18 vjeç së bashku me Xhonatan Muçajn dhe Ronaldo Shehun vranë me thikë Premtim Begajn pas një konflikti që kishin patur me këtë të fundit teksa qarkullonte me makinë në fshatin Borsh të Sarandës.
Për shkak se rruga ishte me gropa, makina me të cilën qarkullonte i ndjeri ngriti pluhur, gjë që ka nevrikosur dy autorët që po pinin kafe në lokal.
Si pasojë e përplasjes, mbeti i plagosur rëndë edhe Enea Myftaraj. Për ngjarjen e rëndë, Hodo u dënua me 18 vite burg, Muçaj me 20 vite burg dhe Shehu me 3 vite për moskallëzim krimi. Versus.al

