AKTUALITET /

Zbulohet “shtëpi bari” në Tiranë, 6 persona të shoqëruar! Qindra bimë u kultivuan në magazinën e braktisur

Në total janë sekuestruar 105 bimë kanabisi të kultivuara në katin e dytë të godinës së braktisur që ishte privatizuar nga 3 persona. Ndërsa kati i parë ishte në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Shkruar nga Versus
Zbulohet “shtëpi bari” në Tiranë, 6 persona të
Droga e kultivuar në godinën e braktisur

Tiranë- Një sasi e lëndës narkotike “cannabis sativa” e kultivuar vazo plastike në ambientet e një magazine të vjetër në Selitë është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se në godinën e ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit, në katin e dytë që ishte privatizuar nga A.C, K.K dhe V.S janë gjetur dhe sekuestruar 105 bimë kanabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që kati i parë është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Për këtë ngjarje, janë shoqëruar në polici 6 persona, ndërsa një grup hetimor është ngritur për të zbuluar detaje të reja mbi personat e përfshirë. 

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”- thuhet në njoftimin e publikuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: